24.07.2019 - 17:19
Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe reparti që po përforcojnë më shumë Parizienët është mesfusha.
Sheikët kanë arritur marrëveshjen me Everton për të marrë shërbimet e mesfushorit Idrissa Gueye.
Për kartonin e 29-vjeçarit klubi francez do të paguajë 32 mln euro, plus bonuse të tjera që lidhen me rendimentin e lojtarit.
“Sky Sports” bëri me dije se gjithçka është mbyllur, edhe lojtari ka akord me PSG-në dhe tashmë mund të konsiderohet si blerja e radhës e kampionëve të Francës.
Senegalezi është titullar i padiskutueshëm tek Everton, ku sezonin e kaluar luajti në 33 ndeshje, 32 prej tyre titullar.