Leo Messi do të humbasë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Botërorit 2022 me Argjentinën që e fillon fushatën e eliminatoreve në mars.
E ka vendosur organi qeverisës i futbollit amerikano jugor Conmbebol, që përveç pezullimit me një ndeshje, e dënoi argjentinasin edhe me një gjobë prej 1500 dollarësh.
Messi kishte marrë karton të kuq gjatë ndeshjes së Kupës së Amerikës të Argjentinës me Kilin, e fituar 2-1 nga “Albiceleste” dhe që u luajt në 6 korrik.
Numri 10 u përjashtua në minutën e 37′ pas një grindjeje me kilianin Gary Medel që gjithashtu u ndëshkua më Karton të kuq.
Vendimi i Conmebol nuk përmend akuzat e Messit kundër organizuesve të Kupës së Amerikës në lidhje me të cilat është e mundur që të ketë një tjetër procedim disiplinor. Ylli i Argjentinës deklaroi se kishte korrupsion në turneun që duhej të fitohej nga Brazili.
Më pas Messi kërkoi ndjesë ndaj Conmbeol në lidhje me deklaratat e tij.