MENU
klinika

Përplasjet

Kaos tek Teatri/ Qytetarët përplasen me policinë, ndërhyn FNSH-ja

24.07.2019 - 19:51

Përplasje fizike mes qytetarëve dhe policinë po shënohet në këtë moment në teatrin Kombëtar. Policia ka ndërhyrë në këto momente që të largojnë prej andej qytetarët.

Forcat policore janë pajisur me shkopinj gome dhe mjete të tjera.

Janë gati 100 qytetarë dhe artistë që ndodhen brenda godinës së teatrit. Artistët ka 6 ditë dhe netë që ruajnë godinën. Ka prej tyre që kanë 17 muaj që mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental.

Të ngujuarit nuk kanë komunikim me pjesën e jashtme. Artistët janë të vendosur të mbrojnë deri në fund godinën. Policia mund të hyjë në godinë, por ende s’ka hyrë. Të ngujuarit s’duan të lejojnë policinë të hyjë në godinë.

Qytetarët thanë se duhet referendum për çështjen e teatrit.

“-Dua që gjërat e kulturës të mbrohet sa më shumë. Më lidh arti, artistët. Jam frekuentuesja e artit, teatrit. Teatri të mbetet siç është, jo të bëhen kulla. Ky teatër të ngelet siç është dhe të ndërtohen teatro të tjerë.

-Do ishte shumë mirë që të kishte referendum për prishje ose jo të Teatrit. Do doja referendum dhe të mbahet godina e Teatrit do të doja.

-Jam sensibilizuar me artistët. Unë e di se ky është monument i kategorisë së dytë. Kjo është zonë historike dhe nuk mund të prishet. Kjo godinë le të mbetet. Mund të them se kjo godinë mund të ishte një memorie e gjallë. Pa diskutim që duhet të mbetet siç është”, shprehen qytetarët e pranishëm.