MENU
klinika

Çfarë shkruajnë gazetat greke?

Banda shqiptare e grabitësve drejt gjykimit

24.07.2019 - 20:36

Mediat greke kanë publikuar fotografitë dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar për grabitje, kryesisht në zonën e Atikës.

Shqiptarët kryenin grabitje të apartamenteve dhe vilave në kryeqytetin grek.

Grupi përbëhet nga disa anëtarë, ndërsa mbi ta bien një sërë akuzash duke filluar që nga vrasja në tentativë, organizatë kriminale, grabitja e kryer në bashkëpunim, vjedhja, përvetësimi i pasurisë së paligjshme, mbajtja e armëve të zjarrit dhe ato të ftohta, si dhe shkelje e ligjit për emigracionin.

Në këtë histori janë përfshirë edhe figura të njohura në Greqi si këngëtarja Nikos Vertis, menaxheri i arteve Tony Mavridis, pronari i klubit të natës Steve Kaketsis dhe biznesmenia Teta Kamboureli. Shtëpitë e tyre kanë rënë pre e vjedhjes nga banda.

Grupi akuzohet për nëntë vjedhje të armatosura, për vjedhje të 18 makinave, dhe për 3 tentativa vrasjeje. Ata janë përgjegjës edhe për sulm me armë ndaj policisë. Hetuesit po kryejnë hetime, pasi ka dyshime se shqiptarët e arrestuar janë përfshirë në shumë vepra të rënda. Banda u shkatërrua që më 2017, ndërsa tashmë pritet hetimi i tyre për çdo vepër.

  • Shqiptarët e arrestuar më 2017:

Vangjel aka Vasillaq Tolis

Andi Paturri

Mirel Xhaferri

Ndue Brunga

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi