MENU
klinika

Firmos Basha

PD marrëveshje me artistët për Teatrin Kombëtar!

25.07.2019 - 12:09

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka mberritur te Teatri Kombetar, ku sic u be me dije nje dite me pare, sot PD pritet te nenshkruaje nje marreveshje me artistet qe jane ne mbrotje te godines.

Dje, në komunikim të vazhdueshëm me aktorë dhe regjisorë, pjesë të Aleancës për Teatrin, Basha premtoi nënshkrimin e një marrëveshjeje gjatë ditës së sotme me artistët në orën 11:30.

“Ne do të jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrin. Kemi qenë në bashkëbisedim të vazhdueshëm, jo vetëm për çështjen e Teatrit, por në tërësi për çështjet e artit dhe të kulturës dhe çështjen e krizës së demokracisë në Shqipëri. Për Partinë Demokratike dhe qytetarët është privilegj që të kemi akses në thesarin e ideve dhe mendimeve të artistëve. Ky duhet të jetë edhe një paralajmërim për atë që do të vijë.

Ne do ta shporrim këtë shpurë kriminelësh që do të shkatërrojë edhe Teatrin, me të gjithë historinë dhe vlerat që mbart për t’ua bërë dhuratë trafikantëve të drogës që të pastrojnë paratë dhe t’ia bëjnë dhuratë Edi Ramës. Përgatitja e marrëveshjes me artistët ka nisur para 1 muaji dhe nuk ka lidhje drejtpërdrejt me ngjarjen e ndodhur sot. Nesër (sot) do të nënshkruajmë marrëveshjen dhe ajo do të botohet me të gjitha pikat që përmban”, sqaroi kreu i PD-së.