Roma thuhet se kërkon të befasojë të gjithë duke tentuar të blejë sulmuesin e Barcelonës Malcom, një vit pasi ai refuzoi klubin.
Malcom ishte shumë pranë Romës, por teksa priste për të udhëtuar drejt kryeqyteti italian, erdhi Barça dhe i bëri një ofertë të parefuzueshme. Braziliani që shkëlqeu me Bordeaux 2 sezone më parë fillimisht ishte pranë Interit, me pas u nis për në Romë dhe në fund përfundoi tek Barcelona.
Tani, sipas Corriere dello Sport, drejtori sportiv Petrachi ka marrë lejen për të nisur negociatat me agjentin e lojtarit për një huazim të mundshëm me të drejtë blerje. Trajneri i ri, Fonesca dëshiron freski në krahët e sulmit dhe Malcolm do të ishte i duhuri për stilin e lojës që aplikon ‘timonieri’ i ri i verdhekuqve.
Malcom nuk bindi sezonin e kaluar te Barcelona, duke shënuar vetëm katër gola në 24 paraqitje.