Sipas “goal.com”, skuadra e Borussia Dortmund ka hyrë në garë për të marrë sulmuesin 22-vjeçar të Barcelonës, brazilianin Malcom.
Për lojtarin janë interesuar edhe skuadra të tjera, por duket se ekipi gjerman është në “pole” për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Kjo për faktin se Borussia është gati të ofrojë 42 milionë euro për sulmuesin e ri, që te skuadra katalanase nuk ka shumë hapësira.
Madje ato janë minimizuar pas ardhjes së Griezmann, ndaj dhe ai po sheh për një alternativë më të mirë.
Shuma prej 42 milionësh e ofruar nga Borussia është e njëjtë me atë që Barcelona pagoi një vit më parë, kur bleu Malcom nga Bordo.
Gjatë një sezoni me ekipin “blaugrana” sulmuesi brazilian realizoi 4 gola në 24 ndeshje