26.07.2019 - 17:03
E ardhmja e mbrojtësit brazilian Dani Alves është ende e paqartë.
Kohët e fundit është përfolur se për 36-vjeçarin është interesuar skuadra e Manchester City. Madje është thënë se marrëveshja e lojtarit me kampionët e Anglisë është shumë pranë.
Ai që ka sqaruar situatën është trajnerit Pep Guardiola.
“Bëhet fjalë për një lojtar dhe njeri të jashtëzakonshëm, të cilin e njoh shumë mirë.
“Të gjitha klubet më të mëdha në botë e dinë situatën e tij dhe njohin edhe vlerat e tij si një kampion. Gjithsesi, te City ne kemi dy lojtarë krahu të jashtëzakonshëm, ndaj nuk ka vend për Dani Alves”, u shpreh Pep Guardiola.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
'Tradhton' Barcelonën
Dani Alves gati të bëhet madrilen!
Francezët nuk humbin kohë