26.07.2019 - 18:04
Stadiumi “Arena Kombëtare” mund të mos licencohet nga UEFA për ndeshjen kundër Islandës më 10 shtator.
Institucioni më i madh i futbollit në Europë ka bërë me dije se duhet të përfundohet sheshi para stadiumit në mënyrë që impianti të licencohet.
Shembja e objekteve afër stadiumit ka ndodhur, por ende nuk është bërë tenderi që planifikon nisjen e punimeve për rregullimin e sheshit.
Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit mund të pengojnë licencimin e stadiumit.
FSHF është e shqetësuar, pasi ka mundësi që sfida me ishullorët të luhet në “Elbasan Arena” .
Stadiumi është drejt përfundimit, pasi më 5 gusht shtrohet tapeti, ndërsa më 15 gusht përfundon vendosja e stolave.