MENU
klinika

Ekskluzive/ Intervistë me Mentor Nazarkon

Studiuesi më i madh arbëresh i kohës tonë

26.07.2019 - 20:55

Nëse do t’i rendisnim, vetëm brenda shtetit fqinj, Italisë, do të përmendnim rreth 6 Katedra të Gjuhës Shqipe, atë në Universitetin e Napolit, e cila është edhe më e vjetra, ajo në Kalabri të Kozencës, në Sicili, Palermo, Lecce, Romë dhe Venecia.

Sepse kudo ku ka shqiptarë, ka edhe katedra të gjuhës shqipe.

Aty janë arbëreshët. Gjuha shqipe nuk mësohet dhe studiohet vetëm në aspektin akademik, por mbetet dhe çështje e ruajtjes së një identiteti.

Jo vetëm kaq! Kemi Katedrën e Gjuhës Shqipe në Kinë, e vendosur që prej vitit 1960. Në Shën Petersburg të Rusisë. Në Gjermani, … Selanik, të Greqisë, etj, madje ekzistojnë dëshmi të cilat flasin edhe për studimin e gjuhës shqipe në Beograd, si një qendër e kësaj veprimtarie, apo edhe në shumë vende të tjera europerëndimore, bazuar këtu në përmbledhjet e albanologëve të shquar. Kudo ku ka shqiptarë!

Një vizitë në katedrën e traditave, ku në muret e të cilës, përmes fotografive, duket të jetë e gdhendur historia nga themeltarë dhe personalitete të shquara të kulturës tonë. Në Katedrën e Letërsisë Shqipe, të Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofizë, në Universitetin e Palermos.

Më poshtë do të ndiqni edhe një video në të cilën flitet për figura euridite, personalitete të shquara të së shkuarës, dhe pjesa vitale, shkrimet e të cilëve, dhe jo vetëm, por edhe veprimtaria përmes mësimdhënies, apo edhe shumë mënyra të tjera, mbajnë gjallë ende sot, një gjuhë, elementin themelor të një kombi, unitetit të tij.

Në video dhe pas saj, përmenden gjatë shumë krijues, poetë, shkrimtarë, intelektualë të njohur, arbëreshët më të njohur në botën kulturore letrare e intelektuale shqiptare.

Lekë Matrënga (1567 – 1619), prift i ritit bizantin-ortodoks dhe shkrimtar, i cili shkuajti librin e parë të letërsisë shqipe-toskë.

Josif Nikollë Brankati (1675 – 1741), prift ortodoks dhe shkrimtar.

Gjergji Guxeta (1682 – 1756), Shërbëtori i Perëndisë, Apostull të arbëreshëve, që kaloi vetë në mbrojtje të ritit lindor dhe mbajti gjallë gjuhën e kulturën e të parëve ndër shqiptarët e Sicilisë.

Pal Maria Parrino (1710 – 1765), prift dhe dijetar, themelues i ideologjisë romantike iliro-shqiptare.

Jul Variboba (1727 – 1788), prift ortodoks dhe shkrimtar.

Nikolla Keta (1741 – 1803), prift ortodoks, poet, shkrimtar dhe teolog.

Jeronim De Rada (1814 – 1903), poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues i kulturës arbëreshe, ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të shqiptarëve të Kalabrisë.

Anton Santori (1819 – 1894), prift ortodoks, poet dhe shkrimtar.

Dhimitër Kamarda (1821 – 1882), prift ortodoks, gjuhëtar, historian dhe filolog, i cili shkroi monumentin e parë sistematik shkencor të kulturës shqiptare.

Gavril Dara i Riu (1826 – 1885), poet dhe politikan, një nga shkrimtarët e parë të Rilindjes shqiptare.

Zef Serembe (1844 – 1901), poet.

Frangjishku Muzaka (1852 – 1931), nëpunës dhe diplomat, themelues i Lidhjes Kombëtare Shqiptare së Palermos, i cili bëri një kontribut të veçantë për pavarësinë e Shqipërisë nga Perandorisë Turko-Osmane.

Zef Skiroi (1865 – 1925), poet, historian, gjuhëtar, gazetar, albanolog, atdhetar, studiues dhe profesor universiteti, ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, përfaqësuesi më i njohur i arbëreshevet të Sicilisë.

Dushko Vetmo (1914 – 1999), prift i ritit grek-ortodoks, shkrimtar dhe titullar i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Kozencës.

Domeniko Belushi (1918 – 1988), prift i ritit bizantin-ortodoks dhe poet, i njohur si “Vorea Ujko”.

Lluka Perone (1920 – 1984), poet, folklorist dhe shkrimtar.

Karmell Kandreva (1931 – 1982), shkrimtar.

Sotìr Ferrara (1937), peshkop bizantin i arbëreshëve të Sicilisë.

Jozef DioGuardi (1940), politikan, president i “Lidhjës Qytetare Shqiptaro-Amerikane”.

Paolo Petta (1942 – 1999), dijetar i ligjit kushtetues dhe historian.

 

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale