MENU
klinika

Kushte më të mira për artistët?

Veliaj- Bashës: Jepu selinë e PD-së, meqë ligjërisht s’të takon më!

26.07.2019 - 21:24

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar marrëveshjen që PD-ja ka nënshkruar me artistët për mos-shembjen e teatrit dhe shqetësimin e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me këtë çështje.

Në një reagim të dytë për teatrin, temë e cila ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, Veliaj ka dhënë propozimin e tij se si kjo marrëveshje e inicuar nga PD-ja mund të bëhet realitet që “sot”, e jo të pritet dita kur Basha të vij në pushtet.

Me nota ironike, numri një i Tiranës shkruan se meqë Basha ka shprehur shqetësimin e madh për kushtet jo të mira të punës së artistëve, madje edhe duke e bërë pjesë të kauzës së tij, mund t’u vetë-ofrojë selinë blu, duke qenë se sipas ligjit nuk i takon më.

“Duke qene se PD sot nuk ka ASNJE përfaqësues në parlament, këshilla dhe bashki, atëherë ligjërisht s’mund të ketë selinë e stërmadhe PRONE PUBLIKE të SHQUP-it me 0 të zgjedhur. Një mundësi ideale që LB t’ua japë artisteve e ta mbaje fjalën qe SOT, e jo KISMET për kushtet e mira”, shkruan Veliaj.

Kjo duke qenë se PD-ja nuk ka më përfaqësues në parlament, këshilla dhe bashki, pas vendimit për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Më herët, Veliaj u shpreh i bindur se teatri i ri sipas të gjitha procedurave.