Ishte hera e dytë që grupi suedez i rrokut, “Madman’s Choice”, ishte në Kosovë dhe për këtë patën një surprizë mjaft të bukur për publikun.
Në Rahovec u mbaj “Hardh Fest” ku mes shumë këngëtarëve të tjerë shqiptarë, mori pjesë edhe grupi nga Suedia.
Në shesh ishin me mijëra vetë, por entuziazmi mes tyre nuk ishte shumë i madh, deri në momentin kur vokalisti i grup u shpreh se kishte një surprizë për publikun si mirënjohje për ftesën e dytë për të vizituar Kosovën.
Momentet e parë ndoshta askush se kuptoi se për çfarë bëhej fjalë, por më pas kur nisën notat e para të “Xhamadani vija vija” entuziazmi pushtoi turmën dhe vokalisti “nuk kishte më nevojë” të këndonte pasi këtë e bënin të pranishmit!
Ndoshta këto ishin edhe momentet më të bukura, jo vetëm për të pranishmit në koncert, por edhe për vetë grupin nga Suedia.
O sa e madhe âsht Shqypnia! ??????HardhFesti rikujton këtë moment Kuq e Zi nga rock grupi suedez, Madmans Choice, të cilën na rrënqethën ??Sa të mëdhenjë jeni ju, njerëzit e HardhFestit ??#Xhamadani #MadmansChoice #Higlights #HFTV
Gepostet von Hardh Fest am Dienstag, 11. September 2018