7-3, ky është rezultati i derbit madrilen, Real-Atletico që u zhvillua në SHBA për International Champions Cup.
Një rezultat shktërrues për ekipin e Zidane që pësoi 5 gola në pjesën e parë, pa shënuar asnjë.
Diego Costa kompletoi tripletë në 45 minutat e para, teksa listës iu shtua edhe Joao Felix e Angel Corrrea.
Me fillimin e pjesës së dytë është sërish Atletico që shënon, sërish me autor Diego Costa, ndërsa Nacho iu kundërpërgjigj me një gol me fat.
Në minutën 65’ Dani Carvajal dhe Diego Costa u ndëshkuan me karton të kuq, pas një sherri mes tyre.
Pesë minuta më vonë Vitolo shënon golin e 7-të për “Cholchoneros”, ndërsa Benzema dhe i riu Sanchez shënuan dy gola të tjerë për Realin në minutat e fundit.