MENU
klinika

Detajet

Ekstradohet nga Holanda ‘i forti’ i grupit “Bajri”

27.07.2019 - 11:40

Arrestohen ne Holande nje nga pjestarët e grupit kriminal “Bajri”.

Policia njofton se arrestimi i shtetasit Behar Bajri. alias B. R. 39 vjeç, lindur në Shkodër, eshte bere fale bashkëpunimit te Policisë së Shtetit me Partnerët në luftë kundër krimit të organizuar.

Po në kuadër të bashkëpunimit Interpol Tirana ekstradoi nga Hollanda 39 vjeçarin nga Shkodra.

NJOFTIMI

“Nga Specialistët e Zyrës Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar :

B.B. alias B. R. 39 vjeç, lindur në Shkodër.

Shtetasi B. B., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. B., alias B. R., është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.”, thuhet në njoftim.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin