MENU
klinika

Mesazhi i refuzimit

Basha në Gjirokastër: Edi Rama përzuri investimet e huaja

27.07.2019 - 15:26

Në Gjirokastër, kreu i demokratëve Lulzim Basha vuri theksin në faktin se për të mbrojtur klientët e tij Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij.

“Të gjitha bankat perëndimore po largohen nga Shqipëria; Kompania gjermane Hochtif u largua nga Aeroporit i Rinasit; Bankers u largua nga Shqipëria. Deutsche Telekom dhe T-mobile po largohen nga Shqipëria.

Ansjë invesitim të huaj nuk ka sjellë Edi Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Vetëm Shqipëria gjatë Edi Ramës dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në gjashtë vitet e fundit. Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend për të rritur punësimin. Punësimi është prioriteti ynë më madhor”, theksoi Basha.

Kreu i opozitës vlerësoi si një nga arritjet më të mëdha të betejës 6 vjeçare të opozitës, që u konkretizua në 30 Qershor, vetëdijësimin e shqiptarëve se regjimi i Edi Ramës duhet ndalur dhe larguar.

Basha tha se mesazhi i refuzimit të Edi Ramës është edhe thirrje për ndryshim, që kërkon përgjigje nga PD për t’u treguar shqiptarëve rrugën drejt ndryshimit.

“Detyra jonë është tani e tu japim shqiptarëve përgjigje konkrete; Si do të jetë më mirë qytetari i Gjirokatstrës, fermeri i Gjirokastrës, studentët dhe të rinjtë e Gjirokastrës nesër me Partinë Demokratike në pushtet? Është detyra jonë ta shpjegojmë këtë. Është detyra jonë ta kthejmë në një bindje, në mendje dhe zemër.”-u shpreh zoti Basha.

Duke vënë në dukje se Edi Rama është një kufomë politke, prej të cilit askush nuk pret më asgjë, zoti Basha theksoi shpresën që PD ka rizgjuar tek shqiptarët, të cilët presin prej saj ndryshimin e Shqipërisë.

“Ata presin nga ne çfarë do të bëjmë, si do të bëjmë, na pyesin çfarë do të bëjmë që njerëzit të mos largohen nga shtëpitë e tyre, të mos largohen në kurbet, por të qëndrojnë këtu dhe të kenë besim se do të ndërtojnë jetën e tyre. Natyrisht, askush tjetër nuk mund t’ju japë përgjigje përveç Partisë Demokratike.

Nuk ka forcë tjetër që posedon burimet njerëzore, përvojën, kompetencën, ekspertizën dhe mbi të gjitha fibrën politike dhe morale.“ – theksoi lideri i opozitës në takimin e Gjirokastres.