MENU
klinika

International Champions Cup

“E 3-ta e verteta”/ Inter mposht PSG-në me penallti!

27.07.2019 - 20:04

Inter ka marrë fitoren e parë në International Champions Cup ndaj PSG, pas dy humbjeve ndaj Manchester United dhe Juventus.

PSG dhe Interi e mbyllën ndeshjen në barazimin 1-1, ndërsa penalltitë folën për zikaltrit që fituan 5-4. Kampionët e Francës dhe italianët nuk zhvilluan një ndeshje të mirë dhe aspak me ritëm, po ashtu italianët. Të dy ekipet kanë probleme të theksuara.

Ekipi i Tuchel fitoi me golin e shënuar nga Thilo Kehrer në minutën e 41′. Një goditje dënimi që gjen të papërgatitur mbrojtjen e Contes dhe 1-0. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërsa situatat nuk ndryshojnë as në pjesën e dytë.

Interi mundohet të reagojë, por më dominues janë francezët e PSG-së. Ata kontrollojnë ndeshjen dhe shfaqen më rrezikshëm.

Minutat e fundit të ndeshjes folën për italianët që kaluan të gjithë në gjysmëfushën e PSG-së. Atëherë kur të gjithë prisnin mbylljen e ndeshjes, ekipi zikaltër barazoi ndeshjen me anë të Longo. Një gabim amator në mbrojtjen dhe nga portieri Areola.

Përfundimisht, sfida mbyllet me rezultatin 1-1. Ndeshja shkoi në penallti, aty ku Interi u tregua më i saktë duke fituar 5-4. Italianët humbën vetëm një penallti, ndërsa francezët dy penallti.