Tashmë prej disa sezonesh mes gjigantëve të Premier League, ekipi i Tottenham Hotspur raportohet se është kandidat serioz për blerjen e yllit argjentinas të Juventus, Paulo Dybala, por vetëm me një kusht.
Argjentinasi i talentuar bardhezi është përfolur fuqishëm këtë javë për një transferim te “Spurs-at”, ndonëse të interesuar për yllin e Juventus janë edhe Manchester United, Bayern Munich e Paris Saint-Germain.
Referuar raportimeve të “Sky Sports” në Angli, Tottenham do të mund të nënshkruajë me Dybala, vetëm nëse “Spursat” ja dalin të shesin Christian Eriksen dhe Danny Rose këtë merkato vere.
Kjo do t’i mundësonte Tottenham të krijonte buxhet të mjaftueshëm dhe të lirojë vend në formacionin për argjentinasin.