28.07.2019 - 08:34
Moti i kthjellët dominon gjatë gjithë ditës, të gjithë territorin shqiptar deri në mbrëmje, kur vranësira lokale zhvillohen në ekstremet Veri-Verilindje duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, moti mbi Shqipëri vijon me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës ndërsa mesdita ruan vlera termike konstante ku maksimumi mbetet 34 – 35°C.
Era do fryjë e lehtë, por mesatare në zonat Lindore, me shpejtësi 30 km/h nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzim 1- 2 ballë.