MENU
klinika

Kujton deklaratën e 1 viti më parë

Kontrata brenda TK/ Basha: E pata paralajmëruar Ramën!

28.07.2019 - 09:55

Kreu i PD, Lulzim Basha ka risjellë në kujtesë një postim të bërë prej tij një vit më parë, ndërsa shprehej se Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro.

Basha thotë se tashmë ndihet i lumtur që kontratën e nënshkroi brenda Teatrit Kombëtar këtë të enjte, duke kujtuar premtimin që bëri, se sapo të vijë në pushtet, godina e Teatrit nuk do të preket.Basha-firma-teatri-

  • Postimi i Bashës në Facebook:

Afera Rama-Veliaj e Kullave 200 milionë Euro te Teatri Kombëtar nuk ka të bëjë fare me Teatrin por vetëm me ndërtimin e kullave 200 milionë euro dhe pastrimin e parave të drogës. Debati për Teatrin është loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro.

Më poshtë deklarata ime një vit më parë me 28 korrik 2018:

“Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri.”

P. S. I lumtur që kontratën e nënshkruam brenda Teatrit Kombëtar këtë të enjte!