MENU
klinika

Rezultatet elektorale

Bie Agimi i Artë!

28.07.2019 - 12:33

Koha e partisë radikale “Agimi i Artë” në Greqi, po perëndon, ajo nuk përfaqësohet më në parlamentin e ri dhe po gërryhet nga grindjet e brendshme.

Rezultati i saj elektoral ishte një katastrofë: ekstremistët e djathtë të kësaj force politike nuk arritën të merrnin në zgjedhje më shume se 2,93 përqind të votave, duke bërë kështu që mos arrinin dot pragun e përfaqësimit parlamentar, i përcaktuar me ligj që të jetë të paktën 3 përqind të votave.

Pas zgjedhjeve parlamentare ne 7 korrikut, kësaj partie iu desh t’u verë kapakun ambicieve politike për katër vitet e ardhshme. Megjithatë, kujton DW, një tjetër grupim i ri i së djathtës, i ashtuquajturi “Zgjidhja greke”, ia doli të hyje në Parlament.

Edhe pse konsiderohet një populist i paparashikueshëm, kryetari i saj Kyriakos Velopoulos ai nuk është militant. Me sa duket zgjedhësit e së djathtës kanë vendosur për një zgjidhje më pak radikale, ndaj dhe i kthyen kurrizin “Agimit të Artë”.

Ndërkohë, ky i fundit pati sukses ne zgjedhjet për Parlamentin Europian në maj dhe do të dërgojë tashmë dy deputetë në Bruksel.

Sipas eksperteve, kjo parti megjithatë nuk duhet nënvlerësuar. Në Greqi ekstremistët e djathtë kanë një publik të përhershëm, me rreth shtatë përqind, kujtojnë ata.

Nëse zgjedhësit i kanë kthyer përfundimisht shpinën “Agimit të Artë” ose jo, kjo varet prej faktit se sa bindëse janë për elektoratin partitë e mëdha popullore.