MENU
klinika

Parajsat fiskale

BSH shtrëngon masat për Agjencitë e Këmbimit Valutor

28.07.2019 - 20:49

Banka e Shqipërisë ka miratuar rregulloren e licencimit të Agjencive të Këmbimit valutor, ku bie në sy edhe rritja nga 1.5 milionë lekë në 2.5 milionë lekë e kapitalit fillestar.

Në nenin ku përcaktohen procedurat e licencimit është shtuar një pikë që përcakton se Banka e Shqipërisë, për të kryer vlerësimet e parashikuara në këtë nen, përveç shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, bashkëpunon dhe kërkon informacion nga autoritetet mbikëqyrëse homologe dhe institucionet e specializuara për luftën kundër krimit ekonomik dhe krimit të organizuar dhe për parandalimin e pastrimit të parave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Tatim Taksave, etj, shkruan scan.

“Në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me aksionerët/ortakët e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale ose offshore, njofton dhe kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave nëse ka informacion në lidhje me aksionerët/ortakët e propozuar, si dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit.”, thekson Banka e Shqipërisë në rregulloren e re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Populizmi i djathtë do të na bindë për të kundërtën'

Ken Loach: Fqinji s’është armiku ynë

Ekonomia po mbështetet në paratë e pista?

Rritje ekonomike pa kredi


Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit