MENU
klinika

"Nëse unë kam kapur BE e SHBA..."

Frikë nga SPAK? Rama i përgjigjet Metës: S’është çështje Mic Sokolash!

30.07.2019 - 12:54

I pyetur nëse ka frikë nga SPAK-u, kryeministri Rama kishte edhe një përgjigje për Presidentin Meta, i cili e akuzon për kapje të drejtësisë.

Rama tha se reforma në drejtësi nuk është çështje Mic Sokolash, por çështje veprash.

E kishit menduar se do ti kishit të gjitha pushtetet?

Rama: Jo as në ëndrrën më të keqe nuk e kam parë opozitën të katanidet si është katandisur. Dhe ju jeni në të drejtën tuaj të mendoni që kjo është sikur, po nuk është sikur fare, është shumë më e vështirë të qeverisësh me një opozitë që këmbëngul çdo ditë të vrasë veten se me një opozitë që këmbëngul çdo ditë të të vrasë ty politikisht, me ide, figura, ritëm, shumë më e vështirë, njësoj si ju të punonit për një portal në Rrushbull, do e kishit të njëjtin motivim?

Nëse unë kam kapur SHBA, BE, atëherë nuk keni ca bëni, e keni humbur këtë betejë. Të thuash që kapen BE, SHBA, se ka forcë të errët, dhe kjo ndodh në Shqipëri, këto janë qesharake, dhe kimikisht shqetësuese.

Keni frikë nga SPAK? Nëse jo, sepse e keni kapur ashtu si thotë presidenti përmes ramaforma?

Rama: Nuk është çështje trimërie, e frike, as Mic Sokolash, është çështje veprash, unë që ditën e parë kam qenë i vendosur për të bërë një reformë në drejtësi kur ne të miratonim çdo gjë që komisioni dhe ekspertiza ndërkombëtare do miratonte dhe do na sillte në tavolinë, e mbani mend që thashë nuk e kam lexuar draftin.