MENU
klinika

Postimi

Rama citon Luftar Pajën: Jam për Teatër të ri Kombëtar!

30.07.2019 - 17:58

Kryeministri Edi Rama ka cituar aktorin e njohur Luftar Paja, i cili në qëndrimin e tij thotë se vendi ka nevojë për një Teatër të ri Kombëtar.

Aktori Paja shprehet ndër të tjera se është në krah të shumicës së komunitetit teatror që kërkon ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Postimi i Edi Ramës:

Luftar Paja është një tjetër protagonist i skenës sonë kombëtare, i cili shprehet pa asnjë ngurrim në krah të shumicës së komunitetit teatror që kërkon ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Ai jep një mesazh kuptimplotë për të gjithë ata që sikur të merreshin me artin, aq sa merren me protesta për tullat e për llaçin (ajo godine në fakt s’ka as tulla, po tallash e qereste), do kishin lënë me siguri më shumë vepra se sa fjalime për qerestenë.

LUFTAR PAJA:

Jam për Teatër të ri Kombëtar, me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar. Ne si artistë kemi harruar gjërat kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Duhet të shtojmë forcat për llaçin dhe betonin artistik. Teatri Kombëtar e ka emrin Teatri Kombëtar dhe aty nuk duhet të vijnë vetëm ata që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë të vijnë në teatër. Teatri është i gjithë Shqipërisë. Qëllimi im kryesor është që të ketë një teatër siç i takon Shqipërisë.