MENU
klinika

Detaje

E blinduar nga policia, ç’po ndodh në Bashkinë Kavajë?

31.07.2019 - 11:42

Edhe gjatë ditës së sotme kryebashkiaku i ri i Kavajës, Redjan Krali është paraqitur në zyrën e tij në bashki.

Mësohet se Krali është paraqitur në zyrë rreth orës 07:45, ndërkohë së bashku me të edhe disa punonjës të bashkisë, ndonëse të paktë në numër.

Që prej orës 16:10 të ditës së djeshme, godina e Bashkisë Kavajë vazhdon të ruhet nga efektivë të policisë, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty.

Gjatë ditës së sotme, ish-kryetari i kësaj bashkike, Isa Sakja, nuk ka zhvilluar asnjë tentativë për t’u futur në zyrë, ndërsa e djathta vazhdon të kundërshtojë zgjedhjet e 30 qershorit.