MENU
klinika

I konfirmon mandatin socialistit

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesë-padinë e Mziut,

31.07.2019 - 15:50

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka qenë i vetmi deri tani që ka provuar rrugën ligjore për ti pamundësuar socialistëve marrjen e drejtimit të bashkisë.

Por Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën e tij për tu bërë pjesë e procesit të iniciuar nga socialisti Rakip Suli për njohje të mandatit.

“E vetmja mundësi që gjykata kishte që të mos përballej me shkeljet kushtetuese dhe ligjore ishte te mos na pranonte fare në proces, të mos na bënte palë dhe u kap tek një artefic ligjor sipas të cilit ky lloj gjykim iniciohet në Gjykatë me kërkesë dhe jo me kërkesë padi.”-tha Ivi Kaso.

I pyetur nga mediat nëse Mziu do të lirojë zyrën për kryebashkiakun e dalë nga 30 qershorit, Kaso tha se ky vendim I përket qytetarëve.

“Tashmë i takon popullit të Kamzës që të marrë vendimin nëse do të pranojë të qeveriset nga një person i cili përfaqëson më pak se 9% të tij ose jo.”-shtoi Kaso.

Gjyktat e Tiranës i konfirmoi mandatin e kryebashkiakut për bashkinë e Kamzës, Rakip Sulit çka i hap rrugë dhe konstituimit të këshilltarëve në këtë bashki dhe betimit të kryetarit të ri.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit