MENU
klinika

Ja për çfarë i këshilluam partitë!

Përgjigja për Teatrin/ OSBE: Mesazhi u nxor nga konteksti

31.07.2019 - 16:11

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger i ka kthyer përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ai shkruan se përgjigja e tij ndaj ftesës publike është nxjerrë nga konteksti.

Në përgjigjen e tij ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, sekretari i OSBE shprehet se kjo çështje është politike, ndërsa shton se institucioni që ai përfaqëson, u ka kërkuar partive politike të vetëpërmbahen dhe të presin vendimin e institucioneve ligjore mbi debatin e krijuar për prishjen apo jo të godinës së Teatrit Kombëtar.

“Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar. Jam i bindur se institucionet do të jenë të afta që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike. Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtuar që të mbështesim procesin e reformave”-shkruan ai.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit