MENU
klinika

Arrestohen dy të rinj

E rëndë në Tiranë/ Shantazhonin minorenin me foto intime

31.07.2019 - 16:34

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar nga forcat e policisë së Komisariatit numër 4 në kryeqytet pasi kanë filmuar një video në marrëdhënie intime me një 13-vjeçar dhe më pas e kanë shantazhuar.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir haxhiu, 21 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Bledar Matja, 45 vjeç.

Dy të rinjtë pas videos së filmuar e kërcënonin minorenin se do ia publikonin në rrjetet sociale nëse nuk i ndihmonte që të grabisnin banesën e tezes së tij, ku ai kishte ardhur me pushime.

Ngjarja u zbulua pas denoncimit të tezës së të miturit, të cilës iu grabit banesa.

Ngjarja ka ndodhur në datën 28 korrik. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, policët konstatuan se banesa ishte grabitur pa thyerje. Dhe pas verifikimeve u zbulua se një prej çelësave të shtëpisë e mbante dhe 13-vjeçari me inicialet.

Pas marrjes së tij në pyetje u zbulua ngjarja e rëndë dhe u vunë në pranga dy të dyshuarit.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit