MENU
klinika

Sugjerimi i mjekëve

Keni dhëmbë të ndjeshëm? Vaj natyral kundër prishjes së tyre

01.08.2019 - 10:11

Shëndeti oral është një çështje mjaft e rëndësishme.

Përveç nevojës themelore për të shmangur aromën e keqe dhe dhëmbët e verdhë, është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbani gojën tuaj sa më shumë të pastër në mënyrë të rregullt për të parandaluar zhvillimin e zgavrave, plagëve ose tartarit.

Por nganjëherë, pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës nuk janë mjaft të mira për ta bërë punën si duhet – ose, në anën e kundërt të spektrit, ato mund të jenë aq të forta sa të përfundojnë në dhimbje. Siç rezulton, ka alternativa më efektive dhe më të natyrshme.

Një studim i vitit 2012 i raportuar nga Instituti i Teknologjisë Athlone sugjeron që vaji i arrës së kokosit është i aftë të shtypë disa baktere të dëmshme.

Sipas studimit, vaji i kokosit është i efektshëm në trajtimin e Streptococcus, Candida albicans dhe Strep mutans, të gjitha këto shkaktojnë probleme me shëndetin oral.

“Përfshirja e vajit të kokosit në produktet e higjenës dentare do të ishte një alternativë e mirë për ju që keni dhëmbët delikatë dhe me tendencë për tu prishur,” shpjegoi Dr. Damien Brady, i cili drejtoi studiuesit e AIT.

Këtë vaj mund ta përdorni në higjenën orale duke duke e mbajtur atë në gojën tuaj për 10 deri në 20minuta në mënyrë që të “tërheqin” sa më shumë baktere nga brenda gojës tuaj dhe më pas me anë të këtij vaji ti asgjësoni ato.

Kështu funksionon vaji i kokosit ai i tërheq bakteret dhe në momentin që ju e hidhni atë bashkë me vajin ikin dhe bakteret e dëmshme. Ky proces kërkon disa prova dhe ndërmjet tyre do ket dhe gabime. Duhet pak kohë që të rregulloni sasinë e vajti që duhet të keni në gojë në mënyrqë që ky proces të funksionoje dhe gjithashtu mos të ndjeni siklet gjatë tij.

Gjithashtu është e rëndësishme për ju që ta shpëlani gojën tërësisht me ujë pasi të hiqni vajin nga goja përpara se të gëlltisni ndonjë gjë, pasi aksidentalisht mund t’i dërgoni bakteret tuaja që banojnë në gojë më tej në sistemin tuaj.