01.08.2019 - 10:40
Gjatë ditës së djeshme një sherr masive ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit në Lezhë.
Mësohet se një grup djemsh janë zënë me disa pushues kosovarë për arsye të paqarta.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet që punonjësit e policisë kanë tentuar t’i ndajnë por pavarësisht përpjekjeve sherri nuk është mundur të shuhet edhe për disa minuta.
Më pas vihet re që një punonjës i policisë ka shoqëruar një prej djemve të përfshirë në konflikt.
Kjo nuk është hera e parë që pushuesit zihen mes tyre në plazh, madje disa ditë më parë në Jalë sherri degjeneroi në përdorimin e armës.