MENU
klinika

Emri

Qeveria emëron drejtorin e ri të Bibliotekës Kombëtare

01.08.2019 - 14:59

Gjatë ditës së djeshme është marrë vendimi për emërimin e drejtorit të ri të Bibliotekës Kombëtare.

Në krye të këtij institucioni është emëruar Piro Misha.

Vendimi është marrë më datë 31 korrik, por është botuar vetëm sot në faqen e Këshillit të Ministrave.

Piro Misha është një studiues i njohur, përkthyes dhe publicist shqiptar.

Disa javë më parë, ish-drejtoresha e Biblotekës Kombëtare është liruar nga detyra me vendim qeverie, ndërkohë që më pas është mësuar se ajo është dorëhequr vullnetarisht nga ky post.

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti i nxënësve të shkollës "Raqi Qirinxhi"

Art dhe dituri në 3D