MENU
klinika

"Sipërfaqja jo vetëm që nuk preket, por..."

Rama tregon pse nuk mund të rikonstruktohet Teatri

01.08.2019 - 16:44

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video që tregon degradimin e Teatrit Kombëtar.

Krahas saj, i pari i qeverisë thotë se brenda sipërfaqes së Teatrit nuk do të ndërtohet nga privati, madje përveç kësaj, projektit të ri do t’i shtohet edhe 8 mijë metra katrorë sipërfaqe.


Ai thotë ndër të tjera se Teatri është ndërtuar me një material të tillë që nuk lejon as riparimin dhe as rikonstruksionin e godinës ekzistuese.

Statusi i plotë:

“Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!”, shkruan Rama.