Një ditë më parë Qëndra Kombbëtare e Biznesit bëri me dija statusin e aplikimeve të miratuara dhe të refuzuara përkundrejt totalit që ka të bëjë me dorëzimin online.
Rezulton se janë rreth 5 mijë biznese që nuk kanë sguruar dot numër aplikimi në QKB, për të dorëzuar pasqyrën financiare të 2018-ës, duke rrezikuar që të gjobiten.
Bazuar në shifra 24.128 subjekte kanë pasur për detyrë dorëzimin e pasqyrave finaciare. Nga këto janë bërë 19.250 aplikime, ku 17.139 janë miratuar dhe 1450 janë refuzuar, kurse 706 aplikime janë duke u shqyrtuar.
Aktualisht janë 5 mijë subjekte që rrezikojnë të mbeten jashtë dhe që rrezikojnë penalitetet. QKB ka saqruar se për këto subjekte do të merren masa, që përkthehen në gjoba.
Mësohet se gjoba për një subjekt është 15 mijë lekë dhe e vetmja gjë që mund t’i shpëtojë është sigurimi i një numri.
Gjithashtu QKB sqaron se subjektet që kanë doëzuar dokumentacionet brenda datës 31 korrik dhe janë pajisur me numër aplikimi, por për shkak të mbingarkesës nuk është dërguar pasqyra financiare, nuk do të gjobiten.
Për këtë arsye QKB ka vendosur të shtyjë afatet e dorëzimit online të dokumentacionit të plotë deri më 30 shtator të 2019-ës.
Bizneset këtë vit janë përballur me një fluks të madh të dërgimit online të pasqyrave financiare, për shkak se janë shtuar një sërë dokumentash të tjera si raporti i ecurisë së aktivitetit të ekonomisë, të ardhurat, numri mesatar i punonjësve dhe kodi i biznesit.
Ditët e fundit sisistemi për shkak të fluksit u bë mosfnksional dhe detyroi QKB, që të hiqte dorë nga gjoba.