MENU
klinika

"Çufoja në Amerikë"

Gaqo Bushaka: Talenti nuk blihet me lekë

02.08.2019 - 13:05

Një çmim nga fondi “Krijimtaria letrare për fëmijë”, para pak ditësh, shkoi për shkrimtarin shumë të dashur të letërsisë për fëmijë, për disa breza, Gaqo Bushaka. Gaqo Bushaka është autor i shumë përmbledhjeve me përralla: “Arushi që kërkonte babanë”, “Në ishullin e dallëndysheve”, “Amaneti i dhelprës”, “Përralla u la për nesër”… Por personazhi që e bëri tepër të njohur për fëmijët, ishte Çufoja! “Aventurat e Çufos”, ka përmbledhur disa vëllime me përralla, si: “Çufoja dhe Bubi kaçurrel”, “Pushimet e Çufos”, “Çufoja në shtëpinë e çudirave” etj.

 

 

 

Bushaka, rrëfen krijimtarinë e tij letrare, prej gjysmë shekulli. Ndonëse ndihet i pavlerësuar nga institucionet shtetërore, në këto 50 vite krijimtari, ai tregon se nuk di të reshtë së shkruari. Aktualisht, është në proces e sipër, me “Çufoja në Amerikë”.

Një çantë prej lecke, rroba edhe këpucë të grisura. Kështu e kujton fëmijërinë, teksa rrëfen kushtet e vështira ekonomike në të cilat është rritur, fillimisht në Gjirokastër e më pas, në një dhomë plot lagështirë në Tiranë.

 

 

 

 

Përderisa as vetë nuk e di, se cili është burimi i humorit të tij, që depërton nëpërmjet përrallave te lexuesit e vegjël, shton se kjo nuk vjen nga fëmijëria e trishtë apo nga dy prindërit e tij.

 

 

 

 

Humori im, duhet që të jetë dhuratë e perëndisë. Nuk ka të bëjë as me familjen edhe me asgjë, pasi nëna edhe baba nuk dinte që të hidhnin as firmën. Unë kalova një fëmijëri shumë të hidhur, me vështirësi ekonomike, me çantën prej lecke, me këpucë që fusja në qese të mos lageshin këmbët. Kam kaluar një fëmijëri shumë të hidhur. Edhe rininë e kam kaluar të vështirë, se u detyrova që të lë shkollën dhe të mbaroja rezervat e punës për elektriçistë, por edhe punoja në uzinën “Partizani”, derisa mbarova gjimnazin e natës. Edhe jeta ime si gazetar, ka qenë shumë e vështirë” – thotë ai. “Për mua, letërsia mbahet nga talentet. Mund të jesh djalë i presidentit, të hash edhe të pish sa të duash, por nuk ke çfarë bën me lekë. Kam qenë unë keq ekonomikisht dhe ashtu jam akoma, por talenti është talent”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krijimtaria për fëmijë

Janë shpallur 5 fituesit


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale