Kampionët e Kosovës dhe fituesit e Kupës në shtetin më të ri të Ballkanit kanë shkarkuar ditën e sotme trajnerin e tyre, Zekiriia Ramadani.
Ky vendim është marrë në fund të mbledhjes së klubit, të drejtuar nga presidenti Naser Ramaj.
Shkak për këtë lëvizje janë bërë rezultatet e fundit të Ferronikelit në Kupat e Europës.
“Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimin e karrierës trajnerit Zekerija Ramadani”, – thuhet në njoftimin e klubit, me këtë rast. Shqiptari nga Shkupi e mori drejtimin e bardhëjeshilëve të Kosovës në vitin 2018, kur zëvendësoi Shpëtim Duron.
Ai u shpall kampion i Kosovës, fitoi edhe Kupën e këtij vendi sezonin e kaluar, ndërsa ishte trajneri i parë (duke hyrë në histori), që e drejtoi Feronikelin në kompeticionet e UEFA-s (në Champions ndaj The New Saints dhe në Ligën e Europës ndaj Slovan Bratislava).