MENU
klinika

Blen 26-vjeçarin për 93 mln euro

Manchester United mbyll marrëveshjen rekord!

02.08.2019 - 17:11

Saga e transferimit të Harry Maguire te Manchester United ka ardhur në fund.

Ka muaj të tërë që Maguire është objektivi kryesor i Djajve të Kuq dhe pas negociatave të vazhdueshme, më në fund thuhet të jetë arritur akordi.

Manchester United i ka dhënë Dhelprave shumën e kërkuar për lojtarin dhe tani ka ardhur drita jeshile e transferimit të tij.

Sipas “The Telegraph”, “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshjen me Leicester për blerjen e anglezit për 93 milionë euro.

26-vjeçari do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, duke lënë mbrapa Virgil van Dijk, i cili u ble nga Liverpool për 81 milionë euro janarin e 2018-ës.