MENU
klinika

Rreziku pranë banesave

Flakët ‘përpijnë’ kodrat e Fierit, ‘kaplojnë’ sipërfaqen me ullinj

02.08.2019 - 17:20

Një zjarr ka përfshirë pjesën kodrinore të zonës se Vreshtasit në Cakran të Fierit.

Mësohet se flakët kanë djegur një sipërfaqe me ullinj, shkurre edhe ferra.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa flakët janë vënë në kontroll të plotë.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë rrezik në banesa, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e shkaqeve.