A mund të ndryshojë një ndeshje karrierën e një futbollisti ose një trajneri?
Sipas Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Mourinho, një treshe me shumë peshë, po. Tre protagonistët e mëdhenj të futbollit botëror e kanë rrëfyer këtë në “The Making Of”, një program i ri i prodhuar nga DAZN, që do të transmetohet më 9 gusht. Po cilat janë ndeshjet e zgjedhura nga dy portugezët dhe braziliani?
CR7 – Ndeshja e Cristiano Ronaldo-s është e parashikueshme. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka folur shpesh për miqësoren e luajtur në 2003-shin mes Sporting Lisbone-s së tij dhe Manchester United të Sir Alex Ferguson.
Një paraqitje, siç ka pranuar vetë skocezi, ajo e CR7-ës së ardhshëm që ka bindur trajnerin dhe stafin e “Djajve të Kuq”: djaloshi nga Madeira duhej të merrej me çdo kusht në “Old Trafford”. Një lëvizje që ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm për klubin anglez dhe për futbollit botëror.
Ka filluar pikërisht nga Manchester-i, duke studiuar nën urdhrat e Sir Alex, rruga që e ka çuar Ronaldo-n të bëhet një ikonë e vërtetë e futbollit.
MOU – Edhe Jose Mourinho ka folur për Manchester United, edhe ai si kundërshtar. Ndeshja që ka ndryshuar karrierën e portugezit, aktualisht pa ekip, ka qenë sfida e kthimit të 1/8-ave të Champions League në 2004-ën, ajo që u fitua befasisht nga Porto e Mou.
Momenti vendimtar i karrierës së Mou ka qenë goli i realizuar nga Costinha në “Old Trafford”, që i ka dhuruar portugezëve kualifikimin në çerekfinale dhe i ka hapur rrugën drejt suksesit “Special One”, vrapimi i të cilit në përfundim të ndeshjes kundër United do të mbetet i paharrueshëm.
O’NEY – Neymar, në mënyrë të papritur, ka vendosur të mos flasë për Barcelona-n. Ndeshja që i ka ndryshuar karrierën, sipas tij, ka qenë kur luante akoma në Brazil, me fanellën e Santos-it. Tre gol kundër Flamengo-s në 2011-ën, me njërin prejt tyre që ka fituar edhe Çmimin Puskas.
Ndoshta, momenti ku gjithë bota ka zbuluar talentin e tij dhe fakti që Neymar ka fituar Topin e Artë të Amerikës së Jugut atë vit nuk mund të jetë një rastësi.