03.08.2019 - 08:25
Në vend do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.
Në mesditë e pasdite përgjatë maleve do të ketë zhvillim vranësirash duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 12m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.