MENU
klinika

Ç' ka ndodhur në këto kohë?

Krimet e luftës, katër vite nga miratimi i Gjykatës Speciale

03.08.2019 - 08:48

Gjykata Speciale mbush 4 vite nga miratimi i saj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pikërisht më 3 gusht 2015 votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të hetojë krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Pas katër viteve ky institucion ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, por filloi intervistimet e të dyshuarave dhe dëshmitarëve, në mesin e të cilëve janë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dhe disa nga komandantët tjerë të UÇK-së