MENU
klinika

"Park Kombëtar"?

Protesta/ Gjykata rrëzoi VKM për malin e Tomorrit

03.08.2019 - 12:21

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Administrative Tiranë që ka rrëzuar Vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar”, ka shkaktuar reagime të shumta në qarkun e Beratit.

Ndaj sot banorët beratas janë ngritur në protestë, ndersa me ta është bashkuar edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi si dhe drejtues të pushtetit vendor. Me pankartat në duar: “Mos ma prek Tomorrin”, “Tomorri park natyror”, “Do ju përgjigjet vettingu dhe Abaz Aliu”, “Jo shkatërrimit të malit” etj, banorët kanë kërkuar rrëzimit e vendimit të Gjykatës Administrative.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka pohuar se, lufta për të mbrojtur pasuritë natyrore është e vështirë por një luftë e drejtë. Ne jemi këtu në Berat-ka thënë Klosi-për të dënuar me forcë një vendim të djeshëm të Gjykatës Administrative që rrëzoi VKM e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar”, pasi me truke ata duan të mbrojnë interesat e një komuniteti të vogël që jane ata biznesmenët e gurit.

Këta biznesmenë-tha Klosi-e kanë shkatërruar malin, prej 20-vjetësh ata kanë shkatërruar të gjithë pllajën dhe hyrjen e parkut natyror të Tomorrit, që në ditët e shenjta të Abaz Aliut vizitohet nga rreth 500 mijë pelegrinë.

Të gjithë ata biznesmenë janë në shkelje të ligjit sepse ata s’kanë zbatuar koordinatata,askush nuk e ka ripyllëzuar zonën e dëmtuar, ata nuk e kanë zbatuar kontratën me shtetin dhe për këtë i’u është revokuar leja.

Klosi deklaroi nga Berati se “do ta rrëzojë vendimin që morën 5 gjyqtarët e Gjykatës Adminiatrative, që votuan 4 pro dhe 1 kundër për rëzimim e VKM-së për Malin e Tomorrit. 4 gjyqtarët; Amarildo Laçi, Bari Shyti, Arkelino Gazidede dhe Fjoralba Shehu do të përballen me peticionin e qytetarëve të të gjithë qarkut të Beratit.

Do të vazhdojmë të kërkojmë që të firmoset peticioni jonë dhe do ta ankimojmë vendimin e Administratives në Gjykatën e Lartë”.