Radja Nainggolan niset për në Cagliari. Eksperienca e dytë në Sardenjë është gati të bëhet realitet, por belgu, para se të largohej nga Interi, u mundua të shpjegojë se çfarë shkoi keq me zikaltrit.
Shkaku i largimit nga zikaltrit është “pavdekësuar” nga “FcInterNews” në aeroportin e Malpensa, ndërsa “Ninja” ishte duke u përgatitur për fluturimin drejt ishullit, ku do të luajë sezonin e ri me formulën e huazimit.
Një divorc i papritur, veçanërisht pas mbërritjes së pompuar fort të verës së kaluar nga Roma, që parashihte zhvillime tjera.
Sidoqoftë, Nainggolan, megjithë transferimin te Cagliari, shpreson që lidhja me Interin të mos mbaronte kështu: “Kam edhe dy vite kontratë pas këtij, mbase përvoja me Interin nuk ka mbaruar. Le të shohim. Tani do të sfidoj veten, dua të dëshmoj se Interi gaboi duke më larguar”.
Nainggolan parte per Cagliari: “Io via? Starò sul c…”
?⚫️?⚫️?⚫️ pic.twitter.com/LZ3R8vKqdy— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) August 3, 2019
E ardhmja, edhe nëse vetëm për një vit, tani quhet Cagliari. Mesfushori, përmes “Sky”, dërgon fjalë shumë të ëmbla drejt tifozëve të tij të rinj e të vjetër, duke e treguar veten të gatshëm për aventurën “rossoblù”:
“Jam i lumtur. Po ashtu, jam i qetë që kthehem në Cagliari me frymën e të bërit mirë. Unë kam zgjedhur duke dëgjuar zemrën, kam pasur shumë oferta. Ishte viti i njëqindvjetorit dhe ne do të përpiqemi ta ngjisim sa më lart Cagliari. Klubi është duke ndërtuar një ekip të rëndësishëm. Për tifozët e Interit nuk di se çfarë të them, jam munduar t’i bëj të lumtur në çdo ndeshje të luajtur sezonin e kaluar”.