03.08.2019 - 21:32
Në përfundim, Kylian Mbappe mund të veshë fanellën e Real Madrid.
Jo, jo këtë sezon, por sipas medias më të rëndësishme sportive në Francë, “L’Equipe”, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka në mendje një strategji për të blerë sulmuesin francez pas një viti, më saktësisht qershorin e ardhshëm.
Në të vërtetë, sikurse raporton i njëjti burim mediatik, kreu i klubit madrilen e kishte tentuar blerjen e ylli të PSG që këtë merkato vere, por 21-vjeçar ka preferuar të qëndrojë te PSG, pavarësisht se nuk ka pranuar rinovimin e kontratës së tij me parisienët.
Madje, pikërisht vendimi i Mbappe për të mos rinovuar me PSG, është sinjali më i fortë i një marrëveshje paraprake të heshtur me Los Blancos.