Manchester United dhe Milan kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e turneut veror International Champions Cup që është zhvilluar në stadiumin Principality të Cardiffit dhe fituesi duhet të vendosej me penallti.
Ishte një ndeshje me ritëm të lartë dhe futboll sulmues, në fund, të dy skuadrat duhet të jenë të kënaqura me barazimin.
Ishte United që kaloi i pari në avantazh me Rashford, përpara se Suso të barazonte me një gol fantastik.
Pas pushimit, Castillejo ka goditur një top të devijuar nga Lindelof përpara se të shkonte në rrjetë dhe Milani mori avantazhin për të parën herë.
Megjithatë, Lingard, i cili ishte futu në fushë vetëm pak minuta më parë, ka barazuar me një gol të bukur në minutën e 72’.
Lojtarët u treguan të saktë te penalltitë, por ishte i biri i Paolo Maldinit, Daniel, ai që gaboi për kuqezinjtë.