MENU
klinika

Figura e sportit dhe e PD-së

Ndahet nga jeta Fehmi Telegrafi/ Meta: Krenoheshim me të!

04.08.2019 - 18:01

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të një ndër themeluesve të Partisë Demokratike në Berat, Fehmi Telegrafi.

Ai gjithashtu njihet edhe si një nga personalitetet që dha shumë për sportin e peshëngritjes, ndërsa kontribuoi në rritjen e ekipeve të tjera kombëtare.

  • Ngushëllimi i Metës:

Të dashur miq!

Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Fehmi Telegrafit, njërit prej ikonave dhe autoriteteve të zhvillimit të sportit tonë të peshëngritjes. Personalisht do të ruaj gjithmonë nderimin më të madh për këtë edukator e frymëzues të shumë kampionëve e rekordmenëve të Shqipërisë si Vasil Hoco me shokë, të cilët arritën rezultate të jashtëzakonshme, që e çuan përpara sportin e peshëngritjes në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Po kështu Profesor Fehmiu kontribuoi për ekipet tona kombëtare dhe sukseset e tyre. Në këtë ditë të vështirë jam pranë familjes së tij, kolegëve e ish-sportistëve, si edhe qytetarëve të Beratit, të cilët krenoheshin me personalitetin dhe sukseset e tij!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit