MENU
klinika

'Beteja' për prishjen e godinës së TK

Reshat Arbana në citimet e Ramës: Të bëhet një teatër i mirë!

04.08.2019 - 18:12

Pavarësisht kundërshtimeve të forta, kryeministri Edi Rama vijon i palëkundur “betejën” për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Shefi i qeverisë duke cituar aktorin e madh të skenës shqiptare, Reshat Arbana, thotë se ky i fundit mbështet idenë e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, pasi ekzistuesi shton ai, ka humbur të gjithë funksionet.

“Njëri ndër idhujt e publikut shqiptar, aktor i gjeneratës së yjeve të një kohe kur mjeshtëria artistike i jepte kuptim kornizës së absurdit socrealist, Reshat Arbana i përket historisë së skenës e të ekranit.

Por raportin me vlerat e historisë dhe respektin mjeshtrat e skenës, ai nuk e sheh aspak të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar.

Përkundrazi, njësoj si të tërë artistët e vërtetë të skenës, aktori i madh mbështet prej shumë kohësh ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, në hapësirën ku i vjetri e ka kryer e humbur përfundimisht funksionin e tij.

RESHAT ARBANA: Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër”-thuhet në mesazhin e Ramës.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit