MENU
klinika

Zbardhja e ngjarjes

Mirditë/ Humb jetën 58-vjeçari, e zë korrenti

04.08.2019 - 19:57

Një 58-vjeçar në Mirditë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur orës 15:45 dhe sipas policisë ka qenë aksidentale. Viktimë ka mbetur shtetasi GJ.P, banues në Ndërfane.

“Sot, rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane, Mirditë shtetasi Gj.P., 58 vjeç, banues në Ndërfane, Mirditë, në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën” njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes