MENU
klinika

Zgjedhjet vendore

PD: KQZ të zbatojë dekretin e Presidentit për 13 tetorin

05.08.2019 - 13:23

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe 13 tetorin.

PD thotë se dekreti i Presidentit për zgjedhjet më 13 tetor është i vetmi akt me fuqi kushtetuese dhe se është detyrim i KQZ dhe institucioneve të tjera të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Në të kundërt, shprehet PD do të thotë se KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës, duke i paralajmëruar anëtarët e saj se do të mbajnë përgjegjësi penale. Nga ana tjetër PD nuk është regjistruar ende në KQZ për zgjedhje, ndërsa sot aleatët LSI, PR dhe PAA kanë dorëzuar kërkesat për regjistrim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN