Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi me një reagim në “Facebook” thotë se është krijuar një stacion tranzitor për përpunimin e mbetjeve në Himarë duke garantuar një riciklim sipas standardeve europiane.
Sipas Blendi Klosit, kjo nismë e re ka për qëllim ruajtjen e mjedisit, por edhe reduktimin e kostos së transportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Në stacionin tranzitor të përpunimit të mbetjeve në Vumblo të Himarës, 7 km nga bashkia, larg zonës turistike! Garantojmë riciklim të mbetjeve sipas standardeve të BE-së, reduktojmë distancën dhe koston e transportit, sigurojmë mjedis të pastër, jetë të shëndetshme dhe vende të reja pune në industrinë e riciklimit!
700 kosha për diferencimin e mbetjeve në Himarë, për sezon turistik më të pastër!”#GIZ#smilealbania???”– thuhet në reagim.