05.08.2019 - 20:52
Ditën e diel ishte hera e parë që Lionel Messi dhe Antoine Griezmann shfaqeshin përpara publikut me fanellën e Barcelonës.
Tifozët prisnin një miqësi të menjëhershme duke parë deklaratat lëvduese të sulmuesit francez të ardhur nga Atletico Madrid.
Megjithatë, mesa duket marrëdhënia mes tyre është disi e ftohtë dhe kjo shihet qartë në videon më poshtë.
Messi ishte i vetmi që nuk i dha dorën nga shokët e ekipit, pastaj as që nuk ia ktheu sytë gjatë gjithë kohës kur të dy ishin thuajse ngjitur në stol.
Argjentinasi është filmuar duke bërë shaka me shokët e tjerë të ekipit teksa Griezmann qëndronte i vetëm duke parë ndeshjen me një siklet të dukshëm.