MENU
klinika

Postimi

Rama nxjerr SMS-në: Në Slloveni japin 200 €, në Shqipëri 900 €

05.08.2019 - 21:51

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar një mesazh të ardhur nga një prind që i tregon çekun se sa paguhet për një foshnje të porsalindur në Slloveni dhe sa në Shqipëri.

Në mesazhin e qytetarit thuhet se në Slloveni japin 200 euro, ndërsa në Shqipëri 900 euro.

“Z.Kryeministër! Edhe slloven, edhe shqiptar djali me çek. Në Slloveni japin 200 euro, kurse në Shqipëri 900 euro. Kryeministri që duam”, thuhet në mesazhin e publikuar nga kreu i qeverisë.

Që nga data 1 janar qeveria Rama ka rritur shpërblimet e dhëna për nënat që lindin fëmijë. Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria Rama jep një çek, disafish më të lartë se ai që merrej më parë.

Për ata prindër që sjellin në jetë fëmijën e parë, shpërblimi është 400 mijë lekë të vjetra, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë, dhe për fëmijën e tretë 1 200 000.